Kjo deklaratë e Taulant Ballës shkaktoi revoltimin e deputetëve të opozitës, të cilët në grup iu drejtuan foltores me thirrjet drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi që të përjashtojë kreun e grupit parlamentar të PS për fyerje të rëndë. Peleshi kërkoi pushim, por bashkë me rikthimin e punës u rikthyen edhe tensionet. Taulant Balla i kërkoi ndjesë Albana Vokshit nëse është ndjerë e fyer, por tha se 0900 nuk lidhej me kuptim pezhorativ.