Ish kryetari PD për Kukësin Ibsen Elezi për të tretën ditë me radhë ka vijuar protestën e tij para selisë së Partisë Demokratike, duke kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga detyra. Elezi ashtu siç kishte paralajmëruar ka vijuar protestën që sipas tij nuk do të ndalet deri në largimin e Bashës Elezi është pjesë e një grupi demokratësh që së bashku kanë ndërmarrë një lëvizje që kryesohet nga ish presidenti Bujar Nishani që kërkojnë reformimin e lidershipit të pd dhe zgjedhjen e kryetarit të ri.