2 muaj nga vdekja e 14-vjeçarit, Martin Cani, prindërit dhe qytetarë u bashkuan përsëri në një marshim-protestë, nga shkolla ‘Fan Noli’ drejt Ministrisë së Arsimit aty ku u ndalën dhe kërkuan përsëri drejtësi për vrasjen e Martinit. Për herë të parë prindërve të Martinit iu bashkua edhe Luisi, shoku I ngushtë I Martinit I cili po ashtu ngeli I plagosur nga ngjarja e rëndë dhe tragjike. Prindërit e 14-vjeçarit mes dhimbjes kërkuan reagim nga institucionet.