Rritja e çmimeve të karburanteve në vend ka rikthyer fenomenin e furnizimit jashtë kufijve, kryesisht në Maqedoninë e Veriut, nga qytetarët e zonave kufitare. Diferencat e ndjeshme të çmimeve mes dy vendeve po i shtyjnë konsumatorët të kërkojnë alternativa më të lira për nevojat e tyre të përditshme.