Egjipti duket se po përgatitet për një krizë të madhe refugjatësh nga Palestina, ndonëse një gjë e tillë nuk pranohet nga autoritetet egjiptjane. Për të bazuar këtë pretendim të medieve ndërkombëtare, këto të fundit u referohen një sipërfaqje prej më shumë se 16 kilometër katrorë në kufi me qytetin e Rafahas së Gazas, qytet për të cilin Izraeli ka paralajmëruar se do të mësyjë drejt tij.