Aleksandër Vuçiç hoqi petkun e liberalit dhe properëndimorit dhe u shfaq me ngjyra e gjeste nacionaliste në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku u miratua dita e përkujtimit të gjenocidit serb ndaj myslimanëve të Bosnjës. Me flamurin serb mbi shpinë dhe duke e shtrënguar e puthur atë gjatë fazës së votimit, Vuçiç u shfaq i përlotur, ndërsa në një moment iu drejtua stafit të delegacionit serb që e shoqëronte me simbolin e tre gishtave.