Pensionistët do të jenë përfituesit kryesorë nga ajo që Kryeministri Edi Rama e quan Pakoja e Madhe e ndihmës financiare të drejtpërdrejtë për një milionë qytetarë. Fondi i vënë në dispozicion për ndihmën që do të shpërndahet përgjatë muajit janar është 8 miliardë lekë. Për 695 mijë pensionistë shuma e vënë në dispozicion është rreth 5.56 miliardë lekë ose 8 mijë lekë për pensionist.