Pensionistët po mbajnë në këmbë tregun e punës në Shqipëri, duke mbushur boshllëqet e krijuara në treg si pasojë e largimit të të rinjve. Gjatë vitit të kaluar, ekonomia shënoi rritje, por numri i të punësuar u ul me rreth 0.4% më pak. Në këtë situatë, e vetmja rritje në në strukturën e punësimit vjen nga grupmosha mbi 64 vjeç, e cila është zgjeruar me 8.7%, duke shtuar mbi 10 mijë pensionistë në tregun e punës. Në të kundërt, grupmoshat e tjera kanë shënuar rënie të ndjeshme, me mbi 15 mijë persona më pak të punësuar brenda një viti.