Skema e pensioneve vullnetare u rrit në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se në fund të qershorit individët që kanë zgjedhur pensionet private kanë arritur në pak më shumë se 48 mijë. Shifra është me rritje rreth 7 për qind në krahasim me janarin dhe 10 për qind më shumë se sa të siguruarit vullnetarë të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat tregojnë se vlera e fondeve në skemat e pensionit vullnetar privat arrin në 7.3 miliardë lekë me një rritje të qëndrueshme nga viti i kaluar.