Shqipëria dhe Serbia miratuan në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore. Kjo dakordësi u vjen në ndihmë shqiptarëve që punojnë në Serbi dhe anasjelltas. Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja shprehet se kjo marrëveshje është negociuar sipas standardeve të Bashkimit Europian.