Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete prezantoi para Komisionit për Ekonominë dhe Financat projektligjin e ri, “Për fondet e pensionit privat”. Drafti, i hartuar edhe me ekspertizën e Bankës Botërore përafron kuadrin aktual me legjislacionin dhe direktivat evropiane, si dhe synon t’i japë një ritëm të ri zhvillimi tregut të fondeve të pensioneve private.