Pensionet dhe shpërblimet e tjera të përfituara nga një shtet tjetër nga shtetas shqiptarë, apo të huaj rezidentë në Shqipëri deri më tani tatohen sipas parashikimit të ligjit për tatimit mbi të ardhurat. Ky parashikim i ligjit është kundërshtuar kryesisht nga shtetas të huaj, të cilëve në Shqipëri u tatohej pensioni i përfituar nga vendi i tyre i origjinës. Për ta korrigjuar këtë, Qeveria ka propozuar ndërhyrjen në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, duke shtuar dy pika në nenin 11 të tij.