Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria ka miratuar projektbuxhetin për vitin e ardhshëm dhe e ka depozituar atë në Kuvend. Përmes një video mesazhi të shkurtër, Rama u ndal te programi për pensionistët, duke kujtuar premtimin e bërë në fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Rama premtoi rritje të pensioneve për çdo kategori, rritje të mbështetjes së invalididetit dhe të pensionit familjar.