Marjus Musaku, i cili dyshohet se rrëmbeu dhe dhunoi sekualisht nënën e dy fëmijëve Erdisa Dyrmishin, është lënë në masën e sigurisë arrest me burg deri në një vendim të formës së prerë të Gjykatës. 32 vjecari me precedentë të mëparshëm penalë, akuzohet për tre vepra penale. “Heqje e paligjshme të lirisë”, “Shtrëngim apo pengim për të bashkëjetuar, ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.