Skuadrat e forcave RENEA, janë struktura policore që për misionin e tyre janë në kufijtë e 40 vjetorit të krijimit, ndërsa emrin e kanë ndryshuar 3 dekada më parë, pasi Shqipëria hyri në një fazë të re politike. Ky repart është më speciali në të gjithë strukturat e sigurisë në vend dhe përbëhet nga ndërhyrës, snajperistë, alpinistë, pilotë zhytës, njësi të negocimit dhe ato antieksploziv.