Mes duartrokitjeve të socialistëve dhe përplasjeve të tavolinës së opozitë, Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i Kuvendit. PD bojkotoi si pjesëmarrjen në komisionin e organizimit të votimit, ashtu edhe procesin e votimit. Përjashtim bëri deputeti, Tritan Shehu, i cili votoi normalisht, ndërsa Berisha e mori në mbrojtje jashtë sallës.