Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 26-vjeçarin Leonardo Preza që akuzohet se përdhunoi turisten 18-vjeçare italiane në plazhin e Durrësit pak ditë më parë. Mësohet se gjatë seancës së zhvilluar këtë të martë, I akuzuari ka deklaruar se nuk mban mend asgjë pasi ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.