Pedagogët janë të vendosur për të mos bërë asnjë hap pas. Madje, për ta viti i ri akademik nuk do të nisë në 17 tetor, sipas vendimit të marrë prej kohësh nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Ky ishte vendimi i pedagogëve, të cilët në protestën e kësaj të premteje, thane se bojkotimi i procesit mësimor do vijojë derisa kërkesat e tyre të dëgjohen nga qeveria.