36 anëtarë të Parlamentit Europian i kanë drejtuar drejtpërdrejt një letër kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, në të cilën i kërkojnë që duhet të parandalojë çdo shitje të mëtejshme të anijeve greke në Rusi. "Ne kemi besim te ju dhe qeveria juaj", shkruajnë nënshkruesit e letrës. Diplomatët I kanë bërë thirrje qeverisë greke të hetojë për këtë çështje dhe nëse është e nevojshme, të ndërhyjë.