Parlamenti Evropian ka miratuar një ditë më parë strategjinë e re për zgjerimin e BE-së dhe ndër të tjera, ka shprehur kundërshtinë e tij për nismën Ballkani i Hapur. Sipas Parlamentit evropian, kjo nismë nuk bazohet në rregullat e Bashkimit evropian ndërkohë që legjislativi i bllokut shpreh rezerva për nismat që nuk përfshijnë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.