Parlamenti Europian ka miratuar me shumicë dërrmuese votash raportin për progresin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Raporti vlerëson reformën në drejtësi, që e konsideron gjithpërfshirëse, thekson përfundimin e procesit të vettingut dhe thekson mbështetjen ndaj përpjekjeve të qeverisë në rrugën e reformave drejt integrimit në Bashkimin Europian.