Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza njoftoi se kanë arritur marrëveshje për koalicion para dhe pas zgjedhor me anëtarë të “Listës Familja”. Në konferencë për media, Hamza shtoi se janë të hapur për bashkëpunime të tjera, duke mohuar të jetë takuar me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.