Partia Demokratike e Kosovës pritet të zgjedhë udhëheqësin e ri të partisë gjatë një Konvente gjatë kësaj të hëne. Drejtimin e partisë pritet ta marrë Bedri Hamza, ish-kandidat për kryeministër, i cili nuk shihet të ketë ndonjë kundërshtar dhe ka marrë mbështetjen publike të kryetarit të deritanishëm, Memli Krasniqi. Hamza, 62 vjeç, ka shërbyer dy herë si ministër i Financave i Kosovës dhe katër vitet e fundit udhëhoqi komunën e Mitrovicës së Jugut. Ai është zyrtari i vetëm i partisë që shpalli kandidaturën për ta udhëhequr partinë e dytë më të madhe në vend aktualisht. Memli Krasniqi njoftoi dorëheqjen nga drejtimi I partisë, të mërkurën e kaluar.