Partia Demokratike e Kosovës ka kandiduar Enver Hoxhajn për pozitën e kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Në një konferencë për media, Uran Ismajli nga kjo parti, ka thënë se Hoxhaj, përpos karrierës së tij akademike, ai ka një përvojë të gjatë institucionale e politike.