Politika kosovare vijon të jetë në ngërç, teksa Kuvendit i mungon konstituimi, edhe pas vendimit të Kushtetueses. Teksa seanca e 55-të dështoi sërish, Partia Demokratike e Kosovës vendos si kusht propozimin e një emri që nuk ka qenë pjesë e qeverisjes së Vetëvendosjes. Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se nuk do të votojë propozimet e Vetëvendosjes, pasi refuzon të ketë marrëveshje me të.