Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj deklaroi se grupi i tij parlamentar nuk merr pjesë në një votim, që sipas tij është në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës. Para fillimit të seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit, Qalaj tha se sidoqoftë deputetët e Partisë Demokratike po marrin pjesë në çdo iniciativë për zhbllokim të situatës.