Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, shprehu sërish qëndrimin e partisë së tij kundër zgjedhjes së Vjosa Osmanit në postin e presidentes së Kosovës. Hoxhaj e cilësoi Osmanin si “figurë përçarëse dhe njëpartiake”. Në një konferencë për shtyp, Hoxhaj tha se PDK-ja mbështet krijimin e institucioneve të reja, por shtoi se ato nuk duhet ta rrezikojnë demokracinë dhe ta polarizojnë skenën politike.