Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka rikonfirmuar pozicionin e partisë së saj se nuk votojnë për kryeparlamentar asnjë kandidat që ka pasur postin e ministrit në katër vitet e fundit. Teksa u ndal tek takimi i kryeministrit Albin Kurti me liderin e Nismës, Fatmir Limaj, Çitaku u shpreh nëse do kishte rezultat takimi, do të kishte qenë I dobishëm. SINK Citaku “Kosova është peng i kokëfortësisë së Albin Kurtit dhe paaftësisë së tij, dhe mungesës së dëshirës për të arritur marrëveshje dhe për të bërë kompromis. Kjo lloj situate është e papranueshme... PDK-ja e ka bërë të qartë qëndrimin e saj në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ne nuk votojmë asnjë kandidat që ka ushtruar postin e ministrit... Takimet e liderëve të partive politike, edhe ai që ka ndodhur të shtunën, do të ishte i dobishëm sikur të kishte dhënë rezultat”,