Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Ai këto komente i bëri në një konferencë për media në të cilën falënderoi qytetarët për besimin e dhënë kësaj partie gjatë së dielës.