Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë konfirmuar bisedimet për formimin e Qeverisë së re, derisa pyetja kryesore mbetet te posti i kryeministrit. Në një konferencë për media, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza të premten konfirmoi bisedimet me partitë opozitare për formimin e Qeverisë së re. Ai para mediave deklaroi se është i gatshëm ta formojë Qeverinë, nëse dështon Lëvizja Vetëvendosje.