Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza u shfaq i gatshëm të formojë qeverinë, nëse partia e parë nuk arrin të krijojë institucionet sikurse parashikon kushtetuta. Hamza shtoi se është në komunikim me partitë opozitare për koalicion.