Kryetari I Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, e konsideron ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti të NATO-s dhe kandidati për në BE, protestën e paralajmëruar në Himarë, për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Idrizi shprehet se protesta është presion mbi drejtësinë dhe cënon shtetin ligjor, e njëkohësisht edhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Po ashtu të tillë I konsideron edhe vizitat e zyrtarëve grekë në Himarë, e për këtë rreshton disa kërkesa për institucionet shqiptare.