Partia Demokratike ka konkretizuar kërkesën e saj për ngritjen e një Komisionit të Posaçëm Hetimor Parlamentar për hetimin e çështjes së Portit të ri të Durrësit. PD ka adresuar pranë Kuvendit kërkesën e 35 deputetëve opozitarë. “Kërkojmë ngritjen e një Komisioni Hetimor të Kuvendit për Kontrollin e Ligjshmërisë në Procedurat e (i) Miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”, thuhet në kërkesën e PD.