Partia Demokratike zyrtare ka reaguar sërish lidhur me Amnistinë penale, një projektligj ky I ngecur për shkak të mosgjetjes së konsensusit politik. Deputeti Arbi Agalliu, nëpërmjet një deklarate për mediet theksoi se PD zyrtare është e gatshme të votojë projektligjin, por me kushtin që të mos amnistohen të dënuarit nga GJKKO.