Partia Demokratike ankimoi edhe rezultatin zgjedhor të qarkut të Fierit, ku njëjtë si në zonat e tjera zgjedhore kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve, me pretendimin se ka pasur shkelje të kodit zgjedhor. Në letrën depozituar në komisionin e ankimimeve dhe sankioneve, demokratët e shohin me shqetësim skemën e mbështetjes në bujqësi, e cila u çel në 9 prill të këtij viti, dhe parashikonte mbështetje financiare për fermerët.