Partia Demokratike ka vendosur shtyrjen e afatit për të gjithë kandidatët e interesuar për të qenë pjesë e primareve që do të mbahen në këtë forcë politike. 12 nëntori është afati I fundit për vetëkandidim dhe kandidim për Primare, të cilat do të nxjerrin përfaqësuesin e kësaj force në zgjedhjet lokale të 14 majit.