Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ina Zhupa, mbajti këtë të martë një konferencë me gazetarët, ku u ndal tek gjetjet e fundit të progresraportit të BE-së për Shqipërinë, sa I takon lirisë së medies. Sipas Zhupës, raporti nënvizon qëndrimet kërcënuese ndaj gazetarëve, si dhe përpjekjet e mazhorancës për të mos miratuar ligje që do të siguronin më shumë mbrojtje dhe liri për ta.