Partia Demokratike ka depozituar me urgjencë një kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku i kërkon që veç moscertifikimit të rezultatit të votës së diasporës, edhe një auditim të plotë të procesit të votimit nga jashtë. Shkresa është depozituar nga përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ, Franc Nuri. PD pretendon se dështimet për të garantuar një proces votimi nga jashtë me standarde, të ndershëm dhe të barabartë janë të shumta dhe ato janë dokumentuar nga opozita.