Nënkryetari i komisitionit të ekonomisë, Enno Bozdo ngriti shqetësimin se qeveria shqiptare nuk po ndërmerr asnjë masë për rritjen e çmimit të naftës, si pasojë e situatës në Lindjen e Mesme. Duke bërë një krahasim me fqinjët në rajon, Bozdo tha se Maqedonia e Veriut ka shpallur emergjencës energjistike dhe po lëshon në treg rezervat e saj të naftës ndërsa Greqia ka ngritur borde për kontrollin e kompanive të tregtimit të karburanteve.