Takimi I 19-të I Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, ku në fokus ishte procesi i integrimit evropian, u kthye në një arenë debate mes opozitës dhe mazhorancës për zgjedhjet e 11 Majit. Kreu I grupit të PD, Gazmant Bardhi theksoi se zgjedhjet u zhvilluan në një klimë ku prej 12 vjetësh nuk refelektohet asnjë nga gjetjet apo rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndersa sipas tij ka regres dhe cënim të parimit themelor të zgjedhjeve; lirisë dhe barazisë në zgjedhje.