Partia Demokratike proteston sot para Kryeministrisë. Demokratët do të nisin aksionin opozitar kundër mazhorancës duke kërkuar largimin nga detyra të kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeminstres Belinda Balluku. Tubimi i parë do të nis në orën 18:00, ndërsa janë thirrur për të marrë pjesë qytetarë nga gjithë qytetet e vendit.