Më 17 prill mbështetësit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike do të grumbullohen në kryeqytet, ku do të mbahet protesta e radhës kombëtare e kësaj force politike. Detajet i dha krydemokrati Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, ku u kujdes t’i dërgonte edhe një mesazh kundërshtarit të tij politik, Edi Ramës.