Partia Demokratike kërkoi një minutë heshtje në përvjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, kërkesë që u anashkalua nga drejtuesi i seancës, Vasil Llajo. Kërkesa u bë pas betimit të deputetëve, që shpërfaqi të dyja anët, si humorin, ashtu edhe tensionin mes dy palëve. Me humor u prit lapsusi i Llajos, kur ngatërroi emrin e Tomorr Alizotit me atë të Tërmet Peçit, ndërsa tensionet kur u ngrit komisioni për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Kreu i rikonfirmuar i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se shumica nuk ka legjitimitetin për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.