Partia Demokratike me afrimin e shtatorit, që përkon me nisjen e legjislaturës së re parlamentare ka nisur me ndezjen e motorëve. Pas një sërë paralajmërimesh dhe thirrjesh ndaj shqiptarëve brenda e jashtë vendit, për të reaguar në mbrojtje të votës, për atë që e konsideron si farsa elektorale e 11 majit, kanë nisur përgatitet e para për shtatorin. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, priti në zyrë homologun e tij nga Partia e Lirisë, Tedi Blushi, për rakordimin e aksionit opozitar, brenda e jashtë parlamentit. Nga ana tjetër janë paralajmëruar edhe takime të tjera nga PD, me aleatët e tjerë në opozitë.