Partia Demokratike prezantoi raportin e saj pro miratimit të kërkesës së SPAK dhe heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut. Raporti me gjetjet e pesë anëtarëve të opozitës në këshillin e mandateve u prezantua nga kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Gazment Bardhi. Mosdakordësia me mazhorancën për këtë çështje pritet që të dërgojë për votim në seancë plenare dy raporte. PS nuk e ka publikuar ende raportin e saj dhe Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të presë këtë raport para se mazhoranca të dalë me një qëndrim të unifikuar në lidhje me kërkesën e SPAK.