Partia Demokratike zyrtarizoi gjashtë kandidaturat për kryetarë bashkie në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Pas mbledhjes së Kryesisë së PD, të zgjatur afro tre orë, mbrëmjen e kësaj të enjteje, u miratuan unanimisht emrat me të cilët synohet fitorja në gjashtë bashkitë.