Procesi për të garuar për primarët në Partinë Demokratike në të gjitha bashkitë e vendit, është mbyllur këtë të dielë, ndërkohë që shumë era të njohur mes demokratëve kanë vendosur ti bashkohen garës pikërisht në momentet e fundit të saj. Luciano Boci nënkryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht deputet i qarkut Elbasan, ka vendosur të futet zyrtarisht në garë për primarët e Bashkisë së Elbasanit. Ndërkohë që për bashkinë e Durrësit, ish deputeti i Partisë Demokratike Igli Cara ka depozituar dokumentacionet përkatëse. Deputeti tjetër i opozitës Zef Hila pak ditë më parë, depozitoi dokumentat e tij për garuar për bashkinë e Vaut të Dejës.