Partia Demokratike do të depozitojë kallëzim penal për zgjedhjen e Endrit Shabanit si avokat populli ndërkohë që paralelisht do të ndiqet edhe betejë ligjore në Gjykatën Kushtetuese për këtë çështje, në kushtet kur votimi u krye pasi firmat mbështetëse të deputetëve demokratë ishin tërhequr. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se do të kallëzojnë penalisht kryeparlamentarin, Niko Peleshi për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve.