Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në emër të opozitës, i ka paraqitur një Notë-Verbale Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, duke vënë në dijeni edhe Komisionin Europian dhe Parlamentin Europian, lidhur me deklaratat e Komisioneres Marta Kos për zgjedhjet e 11 Majit. Qëndrimi i komisioneres për zgjerimin se gjatë konferencës së mbajtur më 21 nëntor bashkë me kryeministrin Edi Rama, se zgjedhjet ishin të lira e të ndershme”, për Partinë Demokratike nuk qëndrojnë.