Ish-kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë për mediet këtë të shtunë, ku nuk i kurseu akuzat ndaj maxhorancës dhe drejtësisë për burgosjen e deputetit Ervin Salianji. Sipas Berishës, pas këtij vendimi do të nisë mosbindja civile në të gjitha format, pa përjashtuar protestat në parlament. Ndërkohë për Elbasanin u shpreh se do të ketë drejtues ndreri Ervin Salianjin.